Ju djeg stomaku sa herë që fusni diçka në gojë, ja ç'po ndodh me trupin tuaj

Këshilla mjekësore

Ju djeg stomaku sa herë që fusni diçka në gojë, ja ç'po ndodh me trupin tuaj

Më: 25 mars 2023 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme që shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike. Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Ulcera e stomakut mund të kurohet lehtë, por mund të përkeqësohet shumë shpejtë dhe në mënyrë shumë të rëndë pa trajtimin e duhur mjekësor.

Shenjat e ulcerës së  stomakut:

1. Të vjella ose jashtëqitje me gjak/ Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak, ose jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë, e cila mund të jetë treguese e gjakut të tretur.

2. Ndjesia e një barku të rënduar/ Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë, pasi kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.

3. Urth/ Nëse keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag, kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat , fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes, gjithashtu mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.

4. Ndjesia për të vjellë/ Për shkak të çekuilibrit të lëngjeve të tretjes, me siguri do të keni ndjesinë e të vjellit, madje me stomakun bosh, që në mëngjes !

5. Dhimbje stomaku/ E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhimbja e stomakut, është simptoma më e zakonshme e ulçeres së stomakut, e cila është zakonisht një ndjesi dhimbjeje, e shurdhër dhe djegie në zonën e mesit të barkut. Dhimbja zakonisht është më e fortë midis vakteve dhe gjatë natës, kur acidi është sekretuar në stomak dhe nuk ka ushqim për të vepruar si një ‘përthithës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat