Ekspertët tregojnë sëmundjet që mund t’i merrni nëse ndani shtratin me qenin tuaj

Këshilla mjekësore

Ekspertët tregojnë sëmundjet që mund t’i merrni nëse ndani shtratin me qenin tuaj

Më: 30 prill 2023 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Pronarët e qenve janë paralajmëruar se mund të rrezikohen nga një sëmundje e keqe nëse ndajnë një shtrat me qenin e tyre të.

Ekspertët kanë paralajmëruar se fjetja me qenin tuaj rrit mundësinë e transferimit të mikrobeve

Insektet mund të shkaktojnë sipas tyre një sërë gjendjesh problematike duke përfshirë edhe zgjeben.

Alejandra Perotti, profesoreshë në shkollën e shkencave biologjike në Universitetin e Reading, tha se marimangat mikroskopike parazitare që jetojnë brenda folikulave të qimeve të të gjithë qenve mund të jenë të dëmshme për personin i cili ndanë shtratin me ta.

Sipas saj, kjo mund të shkaktojë një infeksion të lëkurës ose të ndikojë në rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar kështu vështirësi shëndetësore, shkruan The Sun.

“Nëse një pronar qeni ka një sistem të dobët imunitar, qoftë edhe përkohësisht, atëherë ai nuk duhet të ndajë shtratin e tij me qenin”, u shpreh ajo.

Paralajmërimi tjetër është që qimet e lëshura në shtrat nga qeni, mund të shkaktojnë acarime të ndryshme në organizëm.

“Qimet e lëshuara në shtrat mund të shkaktojnë shumë acarim jo vetëm për veten tuaj si pronar, por edhe për kafshën tuaj shtëpiake. Këto qime mund të strehojnë insekte dhe mikrobe që mund të kalojnë tek ju”, u shpreh tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat