Meningjiti bakterial është padyshim lloji më serioz i meningjitit, i cili shpesh mund të çojë në paaftësi fizike dhe mendore, madje deri në vdekje. Kjo sëmundje prek membranat e vendosura rreth trurit dhe palcës kurrizore.
Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçantë dhe kategoria më e rrezikuar ndaj saj janë foshnjat.
Shenjat:
Simptomat e meningjitit mund të shfaqen papritur ose pas disa ditëve. Ato zakonisht shfaqen 3 deri në 7 ditë pas infeksionit.
Shenjat e hershme të meningjitit përfshijnë:
Të vjella dhe marrje mendsh
Dhimbje koke dhe qafe
Dhimbje muskujsh
Ndjeshmëri ndaj dritës
Konfuzion
Duar ose këmbë të ftohta
Simptoma të mëvonshme përfshijnë kriza dhe koma
Bebet e vogla mund të:
Marrin frymë shpejt
Refuzojnë ushqimin dhe janë të acaruar
Qajnë shumë
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut:
Meningjiti bakterial mund të shkaktohet nga një sërë bakteresh, të tilla si:
Haemophilus influenzae (H. influenzae) tipi B (Hib)
Grupi B Streptococcus
Neisseria meningitides (N. meningitides)
Streptococcus pneumoniae (S. pneumonia)
Listeria monocytogenes (L. monocytogenes)
Bakteret që shkaktojnë meningjit zakonisht kalojnë nga një person në tjetrin nëpërmjet pështymës, teshtimës dhe kollitjes. Por, disa lloje mund të përhapen edhe përmes ushqimit.
Faktorët e rrezikut
Foshnjat janë më të ndjeshëm ndaj meningjitit bakterial. Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë:
një defekt ose traumë anatomike, siç është fraktura e kafkës dhe disa lloje të operacioneve
një infeksion në zonën e kokës ose qafës
një sistem imunitar i dobët, si rezultat i gjendjes mjekësore ose trajtimit etj.