Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit

Kolumne

Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit

Arbnor Sadiku Nga Arbnor Sadiku Më 18 shtator 2023 Në ora: 11:39
Arbnor Sadiku

Në prag të thirjes për dëshmi të Momir Bullatoviqit, udhëhqesit të popullit malazez në Republiken Federale të Jugoslalvisë (RFJ), përgjatë vitit 1990 i cili ishte ftuar si dëshmitar pro Millosheviqit në Tribunalin e Porokurosisë Ndërkombëtare për  krimet e kryera në ish-Jugosllavinë, tërë javën para vdekjes së tij, Millosheviqi e kishte kaluar kohën me Bullatoviçin duke u përgaditur bashkë për dëshmin e tij.

Mbrëmjen e së premtes 10 mars 2006, Bullatoviqi ishte larguar nga burgu pasi që kishte punuar tërë diten me Millosheviqin. Por, të nesërmen me mëngjes, Millosheviqi i njohur me nofkën nga revista Times, si “Kasapi i Ballkanit” u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë.

Në regjistrat e burgut të Hagës ishte shkruar se njeriu i fundit që u takua me të ishte shoku i tij me besnik në karrierën politike, Bullatoviq. Sipas raportit të OKB-së, Millosheviqi kishte pësuar vdekje natyrale, derisa sipas raportit mjekësor të Spitalit të Odensës në Danimarkë doli se në gjakun e Millosheviqit ishin gjetur gjurmë të rifarmacinës, një ilaç që nuk ishte i përshkruar zyrtarisht nga mjekët që kujdeseshin për shëndetin e tij.

Raporti i mjekut Stojiljkoviç tregonte se rifarmacina mund të kishte ndërvepruar me ilaqet e tjera që ishin përshkruar Millosheviqit për të kontrolluar tensionin e lartë, dhe kjo mund të ketë qenë arsyja pse këto ilaçe nuk kishin pasur efekt. Kështu, me vdekjen e parakohëshme të Millosheviçit në vitin 2006 procesi i tij mbeti papërfunduar, dhe kësisoji objektivat kryesore të drejtësisë dhe të drejtës penale, si ndëshkimi, drejtësia për viktimat dhe parandalimi, nuk arritën. Dhe për me keq, Serbia nuk u dënua si shteti kryesor për luftërat dhe gjenocidin e shkaktuar ndaj popujeve joserbë në ish-Jugosllavi, ndonëse ishin dënuar shumë politikanë dhe ushtarakë serbë për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

Serbia fsheh faktet para TPN J-së për krimet e kryera në luftrat e ish-Jugosllavisë

Serbia vazhdonte të mos i dorëzojë të gjitha dosjet në Tribunalin e Porokurosisë Ndërkombëtare për  Jugosllavinë,  si dhe arkivi gjyqësor ndaj  Millosheviqit në TPNJ nuk është i plotë dhe nuk përmban të gjitha dokumentet që TPNJ-ja i kërkoi Serbisë, veçanërisht dokumentet e mbledhjeve të Këshillit Suprem të Mbrojtjes, si Komitetit për Kosovën, të cilat dokumente provonin krimet e kryera nga shteti serb me në krye Millosheviqin si udhëheqësin e mbarë popullit serb për një dekadë rresht.

Pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000, elitat shtetërore të Serbisë kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbajtur larg gjykatave prova që, sipas llogaritjeve të tyre mund të implikonin vetë Serbinë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si palë për kryerjen e gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë. Kushti i vendosur nga Beogradi që disa pjesë të provave të rëndësishme, në veçanti dokumentet e Këshillit Suprem të Mbrojtjes të mbrohen nga prezantimi i tyre para publikut, pati për arsyetim sigurinë kombëtare Serbisë.

Në fund qasja e fshehjes së provave nga Serbia u shpërblye sipas dëshmieve të kohës, pasi në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtesisë liroi Serbinë si shtet për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë. Pra, Serbia duke mos qenë e detyruar t’i sjell të gjitha dokumentet e krimeve në luftë, disa prej tyre i fshehi mirë dhe nuk i dorëzoi asnjëherë para TPNJ-së. Ajo i mbrojti interesat serbe me përpikmëri para GJND-së.

Historia tregon se shtet rrallëherë janë në gjendje të pranojnë krimin dhe gjenocidin, në rastin e Serbisë mos bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe Gjykaten Ndërkombëtare Drejtesisë,  të paktën për tri arsyje : Së pari, shteti i akuzuar dhe i gjetur ligjërisht përgjegjës për shkelje të Konventës mbi Gjenocidin në GJND, ka të ngjarë të detyrohet të paguajë shuma të majme si dëmshpërblim për palën e dëmtuar në luftë. Së dyti, dokumenteimi nga gjykata se një shtet ka kryer gjenocid bëhet dokumentacion i përhershem historik, çka do të njolloste përgjithëmonë atë shtet. Së treti, mospranimi i krimeve nga një regjim i mëparëshëm që i ka kryer krimet e lë regjimin pasardhës të ndjek objekltiva gjeopolitike të papërfunduara që pararëndsit e tij nuk arritën t’i realizojnë, në gjithë kryrjen e krimeve çnjerëzore në masë. Nisur nga proceset gjyqësore të marra nga TPNJ-ja ndaj autoreve serbë të krimeve, mund të arrihet në përfundim se i Serbia ia ka dalë me sukses të kontrollojë daljen e provave të krimeve  në masë që mund të ngarkonin Serbinë dhe zyrtaret e saj të lartë për kryrje të gjenocidit në Bosnjë, si para TPNJ-së, si para GJND-së. Një rezultat i tillë gjyqsor krijon një “histori ligjore”, që asnjë individ në Serbi qoftë ky politikan apo ushtarak nuk është dënuar për gjenocid.

Pra, Serbia ka kontrolluar njëkohësisht edhe dëmin historik, pasi ajo në këtë mënyrë mori në dorë rishkrimin e historisë së luftërave në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, aq më tepër që këto vende të reja nuk ishin të përgatitura për këtë lloj dueli të pas konfliktit me Serbinë.

Ndërsa, këto dy shtete të vogla, Bosnja dhe Kosova kujtonin se tashmë e gjithë bota e dinte se kush ishte viktima dhe agresori, Serbia përdori hapësirën kohore për të dokumentuar prej më shumë se njëzet vjet për të dëshmuar historinë sipas nevojave të saj politike, pra, qëllimisht Serbia krijoji kundërnarrativën, të cilat nga imazhi “bardhezi” i agresorit dhe viktimës  krijua një imazh “gri” në cilin kishte viktima, përfshirë kriminelë nga gjitha anët.

Kështu Serbia del në histori më të pastër sesa meriton, dhe një pozitë më të mirë për të vazhduar me ideologjinë e njësimin e gjithë serbëve brenda botës dhe shtetit serb. Serbia, Millosheviqin e largoi nga lokomotiva, por treni nuk është ndalur. Një pjesë e elitës së sotme serbe në krye me presidentin Vuçiq,  dhe vartësit e tij si Daçiq dhe Vulin akoma mendojnë se projekti serb është një projekt i papërfunduar dhe rreken me ndryshim kufijsh në pjesën perëndimore të Serbisë, për të bashkuar Republika Sërpskën me Serbinë, si dhe mundësisht gjatë bisedimeve me Kosovën, Serbia të marrë pjesën veriore të saj, apo thënë ndryshe të sigurojë një autonimi të plotë për serbët e Kosovës.

Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare karshi projektit të Serbisë së Madhe

Përfundimi më alarmant, në vështrim të parë mund të jetë që, edhe pse bashkësia ndërkombëtare e kuptoi rrezikun për krijimin e shtetit të madh serb, kjo nuk i pengoi ata që për projektin të gjenin njëfarë mbështetje gjatë luftës në Bosnjë dhe pjesërisht në Kosovë me influencën që ju la Serbisë pas vitit 1999 në veriun e Kosovës.

Kjo mbështetje nuk qe rezultat i menjëhershëm i krijimit të Serbisë së Madhe, por kjo qe pasojë direkte e qendrës së vendosjes së bashkësisë ndërkombëtare ndaj krijimit të Bosnjë e Hercegovinës si shtet i njësuar mysliman në zemër të Evropës.

Kjo të shpie në përfundimin e mundëshm se bashkësisa ndërkombëtare ka vendosur më mirë të lejojë një projekt të tillë të dhunëshem politik, por të krishter, që ka sjell luftëra e gjakderdhje, si kundërpeshë për të krijuar një Evropë të entiteteve të forta myslimane me territor kompakt “Transfersalaja e gjelbër”, e Millosheviqit nga Bosnjë e Hercegovina përmes Kosovës, Shqiperisë dhe Maqedonisë Veriore drejt Turqisë. Para fillimit të konfliktit në Bosnjë e Hercegovinë, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare mbështeten politikën e ndarjes territoriale në vija etnike. Dhe ishte pikërisht Evropa ajo që mbështeti konkluzionet e takimit të Karagjorgjevos 1991 ndërmjet Millosheviqit dhe Tuxhmanit sepse kjo e fundit nuk ishte e gatshme të pranonte një Bosnjë e Hercegovinën myslimane të njësuar në qendër të saj.

Dëshmi për këtë mbështetje janë edhe fjalët e Millosheviqit, negociatori dinak në emër të gjithë serbëve në Dejton, rrallë herë përdori fjalë nënçmuese për ndonjë grup etnik. Në vend të kësaj, ai parapëlqeu të fliste për kërcnimin e  sundimit fashist islamik global, dhe fjalët e tij pasqyronin mendimin privat të disa politikaneve perëndimorë, të cilit sipas shpjegimit të presidentit Klinton në librin e tij “Jeta Ime”, e kundërshtonin hapur krijimin e një shteti mysliman në zemër të Evropës.

Para se gjithash, duhet cekur se përfundimet strategjike të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, dhe Kosovë për ndarje etnike si zgjidhje për organizimin politik tregojnë se politika perëndimore e udhëhequr nga qeveritë e tyre tregoi qëndresë ndaj krijimit të një shteti mysliman në zemër të Evropës, mund të gjejë mbështetje. Do thoshin disa, në ndarjet e brendshme territoriale të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës së pasluftës me shumicë myslimane. Nisur nga trajtimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, është ironi të thuhet se puna e TPNJ-së nuk mund të kritikohet si shembull i “drejtesisë së njëanshme të fituesit” sepse ajo gjykoi individë nga të gjitha palët në konflikt.

Megjithatë qe Serbia ajo që filloi luftën dhe e humbi,  luftoi për “drejtësin e krimineleve”, dhe, megjithëse, është shteti me numrin më të madh të krimineleve të përndjekur nga Tribunali i Porokurosisë Nërkombëtar për ish-Jugosllavinë, në fund ajo përfundoi nga krimet e luftës, sepse ruajti territorin e Republika Sërpskes, ende ka kontroll dhe influencë në veriun e Kosovës, duke thurur plane ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të ja marrë atë pjesë Kosovës, ose për të siguruar një autonomi të madhe për popullin serb i cili jeton në Kosovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat