​Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kërkon anulimin e vendimit të Qeverisë

Kosova

​Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kërkon anulimin e vendimit të Qeverisë

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kërkon anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve.

Po ashtu, kjo shoqatë përkrah vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës të marrë dje në takimin e jashtëzakonshëm për reduktimin e punëve të prokurorive vetëm me shërbime esenciale, për pezullimin e të gjitha format të bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, si dhe për veprimet tjera të që parasheh vendimi i KPK-së.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës njofton opinionin publik se në koordinim me Këshillin Prokurorial të Kosovës do të ndërmerr veprime konkrete për kontestimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve, përmes rrugëve ligjore dhe organeve gjyqësore vendimmarrëse.

Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe shkeljet e mundshme të dispozitave të Kodit Penal të Kosovës dhe për hapat lidhur me këtë çështje opinioni do të njoftohet me kohë, thuhet në një komunikatë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat