Policia arreston tre persona të dyshuar për dhunim në Ferizaj e Viti

Kosova

Policia arreston tre persona të dyshuar për dhunim në Ferizaj e Viti

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar dy persona në Ferizaj, shtetas kosovarë, pasi dyshohet se të njëjtit kishin shfrytëzuar seksualisht një femër kosovare në mars të vitit 2021.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Viti është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e dhunimit në tetor të këtij viti.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat