Ndihmëssekretari Amerikan e lavdëron punën e drejtorit të ShKK-së: Ju vërtetë jeni lider rajonal në reformë dhe modernizim

Kosova

Ndihmëssekretari Amerikan e lavdëron punën e drejtorit të ShKK-së: Ju vërtetë jeni lider rajonal në reformë dhe modernizim

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:44
Foto nga vendngjarja

Ndihmëssekretari Amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është takuar sot me zyrtarë të sistemit të drejtësisë ku ka lavdëruar drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibranin.  

Robinson ka përgëzuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Ju (Ismail Dibrani) vërtetë jeni lider rajonal në reformë dhe modernizim. Vlerësojmë thellë përpjekjet e Kosovës për të kontribuar në sistem korrektues më të sigurt, më të siguruar, më humanitar dhe më transparent, si dhe forcimin e sigurisë civile të shtetit tuaj”, ka thënë Ndihmëssekretari Amerikan.

Robinson së bashku me udhëheqësit e sistemit të drejtësisë kanë nënshkruar edhe një donancion në vlerë rreth 6 milionë dollarësh që do të shërbejë si mjet jetik dhe do të përmirësojë sigurinë e gjykatave dhe burgjeve.

E Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani, tha se ky donacion është ndër donacionet më të rëndësishme që ka pranuar institucioni që ai drejton.

“Sot Shërbimi Korrektues nga shumë organizata vlerësohet si storie suksesi, kjo fal mbështetjes së SHBA-së. Donacioni i sotëm është ndër donacionet më të rëndësishme për SHKK dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi pasi që përmes këtij sistemi do të zvogëlojmë nevojën për transport të personave nga gjykata në burgje dhe anasjelltas, duke bërë që proceset gjyqësorë të jene më të sigurta”, ka thënë Dibrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat