OVK-ja dhe AUV-ja diskutojnë shqetësimet e fermerëve dhe veterinerëve për subvencione: MBPZhR premton zgjatjen e afatit të aplikimit

Kosova

OVK-ja dhe AUV-ja diskutojnë shqetësimet e fermerëve dhe veterinerëve për subvencione: MBPZhR premton zgjatjen e afatit të aplikimit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Oda e Veterinerëve e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një takim të përbashkët kanë diskutuar kërkesat dhe shqetësimet e subjekteve veterinere nëpër komuna të Kosovës.

Kryetari i OVK-së, Dr. Arsim Ademi, kryetar i shoqëruar nga nënkryetari, Dr. Hasan Limani, tha se kërkesat dhe shqetësimet janë shfaqur pas thirrjes së MBPZhR-së për aplikim për programin për Pagesa Direkte/Subvencione për vitin 2024, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MBPZhR) – Nr. 11/2024.

“Problemi kryesor është që në disa komuna subjektet veterinere ende nuk kanë kontrata me AUV-në, për kryerjen e shërbimeve veterinere, sidomos ato që lidhen me aplikimin e fermerëve për pagesa direkte. Për realizimin e kësaj fermerët duhet paraprakisht të regjistrojnë kafshët në databazën e sistemit të sistemit të identifikimit që të marrin vërtetimet”, tha Ademi.

Përfaqësuesit e OVK-së ngritën shqetësimin nëse UA (MBPZhR) – Nr. 01/2024, mund të sjell vonesa në procesin e furnizimit me matrikuj të ri dhe si rezultat do ta vononin vet procesin e aplikimit për pagesa direkte nga fermerët.

“Duke kujtuar edhe faktin që ka më shumë se një vit që ka pasur mungesë të furnizimit me matrikuj për dele, dhi dhe derra. Sqarime u kërkuan edhe për titullarin se kush do ta bëjë matrikullimin e kafshëve tash e tutje dhe për mënyrën e pagesës për vendosjen e matrikujve”, tha Ademi.

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, u premtoi se procesi i kontraktimit të subjekteve veterinere është në vazhdim e sipër dhe pritet të përfundoj brenda muajit, ashtu që në secilën komunë do të këtë subjekte veterinere të kontraktuara për kryerjen e shërbimeve veterinere.

Po ashtu ai u zotua se procedurat e furnizimit me matrikuj të ri, bazuar në udhëzimin e ri administrativ (UA MBPZhR – Nr. /01/2024), janë drejtë përfundimit dhe se brenda muajit pritet që matrikujt e ri do të arrijnë tek subjektet veterinere.

“Vendosja e matrikujve do të vazhdoj të bëhet nga veterinerët (ashtu siç edhe ka qenë deri më tash). Po ashtu mënyra e pagesës për vendosjen e matrikujve tek kafshët mbetet e njëjtë. Si risi tash e tutje veterineri e blenë matrikullin direkt nga furnizuesi, e më pas ajo i kompensohet nga AUV-i”, tha Hoxha.

Tutje Bekim Hoxha kërkoj nga subjektet veterinere që t‘i kthejnë të gjithë matrikujt e vjetër që ata i kanë në stoqe, dhe që përkohësisht të ndërpritet lëshimi i vërtetimeve dhe dhënia e regjistrave të kafshëve.

“Kjo, derisa sa të kontraktohen subjektet veterinere për kryerjen e shërbimeve edhe në komunat e tjera dhe derisa të bëhet pajisja e subjekteve veterinere të kontraktuara me matrikujt e ri”, tha Hoxha.

Ai u premtoj se ka zotim nga MBPZhR-ja që koha e aplikimit për pagesa direkte do të zgjatet aq sa do të jetë e nevojshme që asnjë nga fermerët që merren me mbarështimin e kafshëve të mos mbetet pa aplikuar në programin për pagesa direkte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat