Imami Labinot Maliqi i drejtohet Kurtit: Shfuqizoje ndalesën administrative për bartjen e shamisë në shkolla

Kosova

Imami Labinot Maliqi i drejtohet Kurtit: Shfuqizoje ndalesën administrative për bartjen e shamisë në shkolla

Më: 23 mars 2024 Në ora: 16:51
Imami Labinot Maliqi dhe Albin Kurti

Imami Labinot Maliqi kakërkuar nga kryeministri Albin Kurti shfuqizimin e ndalesës administrative të MASHT-it për bartjen e shamisë në shkolla.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Maliqi ka bërë kërkesë publike për kryeministrin Kurti që të shfuqizojë vendimin në fuqi.

“Në këtë muaj të bekuar Ramazan, kërkoj nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të shfuqizoj nga Udhëzimi Administrativ i MASHT-it, ndalesën për bartjen e shamisë në shkollat publike, ndalesë kjo bullizuese, anti-njerëzore, anti-kushtetuese dhe anti-demokratike”.

“Ne jemi një shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, ndërsa mohimi i të drejtave elementare njerëzore nuk përkon me traditën dhe aspiratat tona si vend dhe si shoqëri”.

Maliqi ka thënë se do të përdorin të gjitha mjetet juridike për të mbështetur vajzat me shamiq ë duan të shkollohen.

“I inkuraroj motrat, vajzat muslimane ta vendosin shaminë, duke qenë plotësisht të lira në vullnet dhe bindje, le ta zbatojnë urdhërin e Zotit. Ndërsa, sa i përket shkollimit të tyre, e marrim ne përgjegjësinë për të tejkaluar të gjitha pengesat që potencialisht mund t’ju shfaqen rrugës, duke i përdorur gjithmonë të gjitha mjetet juridike që i kemi në dispozicion”.

“Jemi në muajin e bekuar Ramazan, ku çdo vepër të mirë i Plotfuqishmi e shpërblen shumëfish më shumë se jashtë Ramazanit”, ka shkruar tutje Maliqi.

“Prindërit apo përgjegjësit e vajzave të tyre mund të më kontaktojnë. Me lejen e Zotit, askush nuk do të mund t’ju privoj nga e drejta për tu shkolluar, dhe e drejta për të praktikuar hapur besimin tuaj”, ka shkruar imami i xhamisë “Prof Dr Bedri A. Kamberi”, Labinot Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat