Agjencia e Statistikave të Kosovës drejtë fazës vendimtare për fillimin e Regjistrimit të Popullsisë

Kosova

Agjencia e Statistikave të Kosovës drejtë fazës vendimtare për fillimin e Regjistrimit të Popullsisë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 19:50
Agjencia e Statistikave të Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) po hyn në një fazë vendimtare në procesin e saj të Regjistrimit të Popullsisë, pas trajnimit të suksesshëm të mbi 700 mbikëqyrësve, javën e kaluar.

Trajnimi i ardhshëm i mbi tre mijë regjistruesve në të gjitha komunat e Kosovës shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt përgatitjeve finale për fillimin e Regjistrimit të Popullsisë, që fillon më 5 prill të këtij viti.

Gjatë një takimi të fundit, këtë vikend, stafi i nevojshëm i ASK-së është angazhuar për këtë fazë me gatishmërisë dhe koordinimin ndërmjet tyre për t’i marrë direktivat kryesore për aktivitetet e ardhshme, ka njoftuar agjencia.

“ASK-ja është duke hyrë në një fazë kritike të procesit të Regjistrimit të Popullsisë dhe është e domosdoshme, që të gjithë të jenë të përgatitur dhe të organizuar mirë. Trajnimi i suksesshëm i mbikëqyrësve ishte vetëm fillimi; tani duhet të sigurohemi që regjistruesit tanë të jenë të pajisur me mjetet dhe njohuritë e nevojshme për t’i kryer detyrat e tyre në mënyrë efektive”, ka shkruar ASK.

Si pjesë e përgatitjeve, zyrtarëve të ASK-së u janë caktuar rolet dhe përgjegjësitë specifike, duke përfshirë shpërndarjen e regjistruesve nëpër sallat e caktuara nëpër komuna, plani i logjistikës, përgatitja e detyrave për testim, caktimi i Zonave Regjistruesve (ZR) dhe një varg aktivitetesh të tjera me rëndësi.

Përpjekjet bashkëpunuese të ekipeve të ASK-së pasqyrojnë përkushtimin për saktësi, transparencë dhe efikasitet në kryerjen e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat