​Kurti përkujton masakrën serbe në Kotlinë të Kaçanikut

Kosova

​Kurti përkujton masakrën serbe në Kotlinë të Kaçanikut

Më: 24 mars 2024 Në ora: 20:50
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar sot vrasjen e 25 shqiptarëve nga forcat serbe në Kotlinë të Kaçanikut më 24 mars 1998.

Në një postim në rrjetin social X, kreu i Qeverisë tha se serbët i hodhën më pas trupat e vrarë në puse.

“Në këtë ditë të vitit ’99, me fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s, forcat serbe vranë 25 shqiptarë në Kotlinë të Kaçanikut, Kosovë, duke i hedhur trupat e tyre në puse dhe më vonë duke përdorur eksploziv për të shembur muret e pusit. Muaj më vonë një ekip ndërkombëtar mjeko-ligjor identifikoi mbetjet e shpërndara,” shkroi Kurti.

Në Kotlinë, në luftimet e 9 marsit të vitit 1999, ranë dy dëshmorë si dhe u djeg një pjesë e shtëpive të fshatit, ndërsa më 24 mars të vitit 1999, në luftime me forcat armike serbe ranë për të mos vdekur kurrë 11 dëshmorë dhe 14 martirë.

Po ashtu gjatë kësaj dite do të përkujtohet rënia heroike e dëshmorëve dhe martirëve: Ismail Kuqi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuqi, Xhemajl Kuqi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Mahi Loku, Cen Loku, Adnan Loku, Izjah Loku, si dhe martirët: Garip Loku, Naser Loku, Vesel Vlashi, Idriz Kuqi, Zymer Loku, Minah Kuqi, Sherif Kuqi, Beram Loku, Agim Loku, Ismajl Loku, Ismet Loku, Danush Kuqi, Ibush Loku, Naser Loku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat