Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:18
Ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Masakrës në Krushë të Madhe dhe hapjes së muzeut në përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve bëhet mbjellja e luleve dhe drurëve dekorativë në Kompleksin Memorial dhe në rrugët e fshatit me moton “Një fidan, një kujtim”. (Ora 09:00)

Në 25-vjetorin e masakrës serbe, Komuna e Rahovecit organizon tubim përkujtimor te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Brestovc (ora 10:00), te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Fortesë (ora 11:00) dhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Celinë (ora 13:00).

Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, hap ekspozitën e botimeve për Kosovën në gjuhë të huaja “Kosova në gjuhët e botës”. (Galeria e ASHAK-ut, Prishtinë, ora 13:00)

Hapet ekspozita “Ide për Prishtinën”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 15:00)

Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Masakrës në Krushë të Madhe dhe hapjes së muzeut në përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve mbahet ngjarja Kujtesa historike-rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës në Krushë të Madhe. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat