Reshjet në Pejë dhe Rrafsh të Dukagjinit – “Hidrodrini” ngre shkallën e gatishmërisë

Kosova

Reshjet në Pejë dhe Rrafsh të Dukagjinit – “Hidrodrini” ngre shkallën e gatishmërisë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 23:31
Ilustrim

Pas rrebeshit të mbrëmjes, të përcjellë me shi në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit dhe pas paralajmërimeve nga ana e Institutit HidroMeteorologjik për mundësi vërshimesh, KRU ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e Emergjencës dhe gatishmërisë.

Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena, janë udhëzuar të gjithë Menaxherët e Njësive Operative te zonës së mbulueshmërisë në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik që të përcjellin gjendjen në burime, sistem dhe furnizim.

Sipas njoftimit të Hidrodrinit deri më tash konstatohet se të gjitha burimet janë në normë dhe standard.

“Poashtu, në rast të paraqitjes së nevojës, Kryeshefi Cena, ka ofruar mbështetjen e rajonit për autoritetet komunale të komunave respektive. Ekipet mobile mbeten në terren”, vijon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat