Publikohet fotografia e 86-vjeçares së zhdukur në Rahovec, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Kosova

Publikohet fotografia e 86-vjeçares së zhdukur në Rahovec, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Më: 24 mars 2024 Në ora: 23:43
86-vjeçarja e zhdukur në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar.

Fshati Ratkoc ka publikuar fotogtafinë e të moshuarës në faqen e tyre në Facebook.

Aty thuhet se e zhdukura është larguar nga shtëpia të dielen prej ores 16:00.

Njoftim me rendësi:

Që nga ora 16:00, e ditës së sotme është larguar nga shtëpia e saj një grua e moshuar.

Kush e sheh apo ka informacion, ju lutem na kontaktoni në këta numra:

044330067

045413262

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat