Pranvera me borë në Kosovë,vështirësohet qarkullimi në rrugë

Kosova

Pranvera me borë në Kosovë,vështirësohet qarkullimi në rrugë

Më: 25 mars 2024 Në ora: 00:10
Ilustrim

Në shumicën e qyteteve të Kosovë është raportuar se po bie borë, tash e një orë.

Në viset malore, duket se ka rënë borë më shumë gjë që ka bërë të vështirë qarkullimin në pikë kalimin që lidh Kosovën me Malin e Zi, në Kullë. Ndërkohë, janë krijuar kolona të gjata në rrugën Prishtinë-podujevë.

Gjatë ditës, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të ketë vërshime të shpejta.

“Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat