Java nis me ulje të temperaturave – priten reshje bore

Kosova

Java nis me ulje të temperaturave – priten reshje bore

Më: 25 mars 2024 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Java e fundit e marsit po parashihet të filloj me mot më të ftohtë, derisa në fundjavë temperaturat do t’i afrohen edhe atyre verore, deri në 23C e 24C.

Për sot parashihet mot i ngjashëm me diell dhe vranësira dhe në mëngjes reshje kalimtare shiu.

Me rënie të temperaturave vende-vende reshjet e shiut përzihen edhe me borë.

Në zonat malore, konkretisht në jug parashihet të bie borë prej 20-30 cm

Temperaturat minimale sot do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C.

Era do fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 10-35 km/h. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat