Komuna e Istogut rregullon problemin me mbeturina që u raportua nga qytetarët

Kosova

Komuna e Istogut rregullon problemin me mbeturina që u raportua nga qytetarët

Më: 25 mars 2024 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Në komunën e Istogut janë rregulluar edhe dy probleme me mbeturina që ishin raportuar nga qytetarët.

Qytetarët kishin bërë raportimin e tyre në “Ndreqe.com”, ku më pas kanë intervenuar nga institucionet përgjegjëse.

“Edhe dy ankesa tjera për mbeturina të raportuara nga qytetarët në Komuna Istog janë rregulluar para pak ditësh nga K.R.M. Ambienti. Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj”, thuhet në njoftim.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë problemet që hasin në qytetin e tyre në platformën “Ndreqe.com”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat