Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 25 mars 2024 Në ora: 22:24
Ilustrim

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, pret në takim përfaqësues të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut. Pas takimit do të ketë konferencë për media. (Zyrat e KOK-ut, ora 10:00)

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës – AKRK, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurime Shëndetsore Bujar Kaçuri, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit të përformances “Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

Komuna e Prishtinës bën hapjen e projektit “Prishtina Solar Parking”, një iniciativë inovatore për të instaluar përafërsisht 36.4 KW. (Parku i Gërmisë, Prishtinë, ora 13:30)

Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA) në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon seminarin për lojën fer dhe të pastër pa doping me panelistët, Sebastien Gillot, Drejtor i WADA (Agjencia Botërore për Anti-Doping) për Evropë dhe Janko Dvorsak, Drejtor i SloADO (Agjencia e Anti-Dopingut të Sllovenisë). (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, ora 14:00)

Përurohen dhjetë shtëpi të ndërtuara për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.

Agjenda e aktivitetit:

10:30 – 11:00 – Ceremonia në sallën e Kuvendit të Komunës

a) Fjalimi i kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati.

b) Fjalimi drejtorit të organizatës “Qatar Charity”, z.Esam Dabab

c) Dorëzimi i çelësave për familjet përfituese

d) Ndarja e Mirënjohjeve nga Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati për për përfaqësuesit e organizatës.

11:10-11:30 – Nisja dhe arritja në fshatin Stapanicë.

11:30-11:40 – Vizitë urimi familjes së z.Muharrem Islamaj.

11:45- Përfundimi i aktivitetit.

Inaugurohet zyrtarisht Instituti francez i Kosovës. Marrin pjesë: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dërguari special i Francës për Ballkanin, René Troccaz, ambasadori francez, Olivier Guérot dhe drejtori i Institutit francez, Donato Giuliani. (Ambasada e Francës, ora 18:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat