Malishevës i kthehet aeroporti

Kosova

Malishevës i kthehet aeroporti

Më: 26 mars 2024 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Malisheva do të jetë qyteti i radhës në Kosovë që do të ketë aeroportin e saj.

Kjo pasi një pistë e cila përdorej në shekullin e kaluar për tjetër gjë, do të aktivizohet sërish.

Kjo pistë në gjysmën e shekullit të kaluar ishte përdorur për nevojat e bujqve, të cilëve u lehtësohej kujdesi ndaj të mbjellurave, duke i spërkatur nga lart përmes aeroplanit.

Tash kjo do pistë do të ketë pamje dhe nevojë tjetër, teksa do të ketë edhe ndryshim në dukje.

Do të zgjerohet dhe do të ketë disa pjesë të reja, të cilat parashihen të përdoren në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat