Moti për ditën e sotme

Kosova

Moti për ditën e sotme

Më: 27 mars 2024 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë, me intervale me diell dhe vransira kalimtare, që japin mundës për ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 17C e 19C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 5-16m/s.

Ditën e sotme dhe nesërme mbi rajon do depërtojnë edhe grimca të pluhurit saharian, që me rritje të koncentrimeve mund të ndikojnë paksa edhe në ndotje ajrore, duke shtyrë indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj shkurtimisht edhe në vlera të dobëta.

Gjithashtu reshjet e shiut të përziera më këto grimca, formojnë edhe shi me baltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat