Burrat sulmojnë gratë, disa raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme në Kosovë

Kosova

Burrat sulmojnë gratë, disa raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme në Kosovë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Disa raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Cak i dhunës kanë qenë gratë.

Siç njofton policia e Kosovës raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme janë raportuar në Podujevë, Fushë Kosovë, Klinë e Gjakovë.

Në Podujevë një shtetase e huaj ka raportuar në polici se është sulmuar nga i dyshuari mashkull  kosovar, duke i shkaktuar edhe lëndime. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Një rast i tillë është raportuar edhe në Fushë Kosovë. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Klinë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari sipas policisë është liruar në procedurë të rregullt.

“Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Po ashtu edhe në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar që kishte tentuar ta sulmojë fizikisht një grua. I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë / 10.04.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se e kishte fyer verbalisht si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimen femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat