Vazhdojnë protestat para Rektoratit të UP-së: “Përjashtojeni Xhevat Krasniqin”

Kosova

Vazhdojnë protestat para Rektoratit të UP-së: “Përjashtojeni Xhevat Krasniqin”

Më: 11 prill 2024 Në ora: 11:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Feministe Studentore ka vazhduar me protestën për shkarkimin e profesorit universitar Xhevat Krasniqi.

“Përjashtojeni Xhevat Krasniqin” – është thirrja e protestueseve që po qëndrojnë në hyrje të objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ndërkaq, duke filluar nga ora 11:00, Këshilli i Etikës ka nisur mbledhjen në të cilën do të shqyrtohet denoncimi ndaj Krasniqit.

Profesori Krasniqi është denoncuar për ngacmim seksual nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Protestuesit pritet të qëndrojnë gjatë tërë ditës para Rektoratit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat