Bulliqi në takim me komandantin e KFOR-it në Podujevë, flasin për sigurinë

Kosova

Bulliqi në takim me komandantin e KFOR-it në Podujevë, flasin për sigurinë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:08
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Podujevë, Balint Molnar dhe bashkëpunëtorët e tij

Sot gjatë ditës kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Podujevë, Balint Molnar dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kështu bëri të ditur komuna përmes një postimi në Facebook.

Bulliqi e uroj për detyrën e re komandantin e ri si dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në interes të ruajtjes dhe sigurisë publike.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të Podujevës, si dhe për projektet që po zhvillohen gjatë kësaj kohe të cilat po e transformojnë qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat