QKMF në Podujevë: Një person ka sulmuar ekipin e infermierëve, tolerimi i personave të tillë – precedentë i rrezikshëm

Kosova

QKMF në Podujevë: Një person ka sulmuar ekipin e infermierëve, tolerimi i personave të tillë – precedentë i rrezikshëm

Më: 13 prill 2024 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje derisa ekipi emergjent ishte në detyrë një person ka penguar mbarëvajtjen e punës, duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres derisa ka eskaluar me dhunë ndaj infermierit.

QKMF në një postim në Facebook potencon se tolerimi i rasteve të tilla krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.

Lexoni të plotë njoftimin:

Si staf menaxhues në emër të QKMF-së shprehim indinjatë dhe dënojmë ashpër fyerjet dhe sulmin ndaj punëtorëve shëndetësor. Mbrëmë rreth mesnatës derisa ekipi emergjent ishte në detyrë duke kryer si gjithmonë me përgjegjësi të lartë shërbimin ndaj qytetarëve një person i papërgjegjshëm pengon mbarëvajtjen e punës duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres derisa eskalon edhe me dhunë fizike ndaj infermierit tjetër të ekipit.

Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të papranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedentë të rrezikshëm për të ardhmen, duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.

Rasti është paraqitur menjëherë në polici dhe presim që organet kompetente policia dhe prokuroria ta trajtojnë me seriozitet lëndën dhe të merren masa adekuate konform dispozitave ligjore.

Bazuar në të dhënat e stafit jemi detyruar që për shkak të shqetësimeve dhe sigurisë kemi liruar në shtëpi infermierin dhe infermieren, ku të njëjtëve u dëshirojmë shërim dhe kthim të  shpejtë në vend të punës, profesionin dhe misionin e shenjtë në shërbim të shëndetit të qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat