Parandalohet kontrabanda e cigareve në Han të Elezit, kap vlerën e tre mijë eurove

Kosova

Parandalohet kontrabanda e cigareve në Han të Elezit, kap vlerën e tre mijë eurove

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Në përputhje me planin operativ të bazuar në analizën e riskut lokal, njësit e doganës së Kosovës në kuadër të pikës kontrolluese kufitare në Hanit të Elezit, kanë arritur të parandalojnë tentim kontrabandimin e cigareve.

Kështu bëri të ditur vet dogana, përmes një postimi në Facebook.

Sasia e kësaj kontrabande kap vlerën e tre mijë eurove.

“Rreth orës 09:00, në Hani i Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasi është rreth 3000 mijë euro. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, shkruan dogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat