Bulliqi dënon sulmin ndaj dy punëtorëve shëndetësor në QKMF-në e Podujevës

Kosova

Bulliqi dënon sulmin ndaj dy punëtorëve shëndetësor në QKMF-në e Podujevës

Më: 13 prill 2024 Në ora: 15:31
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka dënuar sulmin ndaj dy punëtoreve Shëndetësor në QKMF-në e kësaj komune, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se këto sulme janë të papranueshme.

Tutje ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë shpejt këtë rast.

“E dënoj ashpër sulmin fizik dhe verbal që ka ndodhur ndaj dy punëtorëve shëndetësor mbrëmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë janë të papranueshme, veçanarisht në vendin e punës, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.  I bëj thirrje organeve të rendit ta trajtojnë shpejt dhe me prioritet këtë rast dhe keqbërësi ta marrë dënimin meritor për kanosje fizike ndaj zyrtarëve publik. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat