"Një muaj nga zbatimi i ligjeve të Millosheviçit në Kosovë – dorëheqja e kreut të kadastrit është e domosdoshme"

Kosova

"Një muaj nga zbatimi i ligjeve të Millosheviçit në Kosovë – dorëheqja e kreut të kadastrit është e domosdoshme"

Më: 13 prill 2024 Në ora: 23:02
Manastiri

 Sot, u bene një muaj kur Agjencia Kadastrale e Kosovës e drejtuar nga z.Avni Ahmeti barti në pronësi të Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, prona këto që ju kishin falur Manastirit të Deçanit me akt falje nga institucionet serb të drejtuara nga Millosheviçi me 1993 dhe 1997, e të cilat u legalizuan me akt gjykimin e kushtetueses në maj të vitit 2016.

Zbatimi i akt gjykimit të kushtetueses me urdhër ekzekutiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ana e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, është sulmi me i madh që i është bere rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj.

Zbatimi i vendimeve të kohës së Millosheviçit nga ana e institucioneve të Kosovës, është precedent i rrezikshëm dhe si i tillë vendimi i Deçanit do të prodhoj pasiguri juridike për shumë prona të tjera të cilat me vendime të kohës së Millosheviçit ju kanë falur shumë kishave politike ane e kënd Kosovës, duke nisur që nga Manastiri në pronën e Universitetit të Prishtinës e gjithë andej Kosovës.

Zbatimi i akt gjykimit të kushtetueses dhe bartja e pronave Manastirit të Deçanit, është faza para finale që kjo pjese të jetë ex-territor dhe me këtë raste Deçani të dëmtohet pariparueshëm dhe e ardhmja e qytetit tonë të bllokohet.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon dorëheqjen e z.Avni Ahmeti nga detyra e kryeshefit në detyre të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për faktin se institucioni që ia drejtor zbatoj vendimin e kushtetueses sa i takon pronave në Deçan, vendim i cili bazën e ka në ligjet e kohës së Millosheviçit dhe me këtë rast është hapur rruga e shumë precedentëve të tjerë në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat