Flet pronari i fabrikës që u dogj në Podujevë: Shkaktar është rryma, vlera e dëmit rreth 3 milionë euro

Kosova

Flet pronari i fabrikës që u dogj në Podujevë: Shkaktar është rryma, vlera e dëmit rreth 3 milionë euro

Më: 14 prill 2024 Në ora: 14:02
Fabrika e djegur në Podujevë

Fabrika për përpunimin e mjedrave “Kastrati sh.p.k” në fshatin Kërpimeh të Podujevës, është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Pronari i kësaj fabrike, Valon Kastrati në një prononcim ka bërë të ditur se shkaktar i zjarrit ka qenë rryma.

Ai ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar është diku mbi 3 milionë euro.

“Shkaktarë është rryma, vlera e dëmit është diku rreth 3 milionë euro. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Zjarri nuk është shuar ende”, ka thënë Kastrati.

Ai ka treguar se në këtë fabrikë kanë qenë të punësuar 22 punëtorë.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë, por deri në këto momente nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat