Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 14 prill 2024 Në ora: 22:33
Pjeter Shala

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës – gjykimi. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për media për të njoftuar me ecurinë e punës gjatë javës së dytë në terren për regjistrimin e popullsisë. (ASK, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet konferencë për media me rastin e lansimit të kampanjës ‘Per Shnet’ nga Chameleon, digital printing house dhe dizajnerja e modës Drenusha Xharra. (Four Points by Sheraton, Prishtinë, ora 10:00)

Komuna e Drenasit organizon koncert kushtuar fëmijëve të rënë për liri. (Salla e kulturës, Drenas, ora 11:00)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë në shenjë pakënaqësie me vrasjen e Erona Coklit në Ferizaj. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 17:30)

Hapet ekspozita A4 Print Edi Hila”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat