Këtë vit policia arrestoi mbi 150 persona që merreshin me narkotikë, lloji i drogës heroinë në rritje

Kosova

Këtë vit policia arrestoi mbi 150 persona që merreshin me narkotikë, lloji i drogës heroinë në rritje

Më: 15 prill 2024 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

859 persona janë arrestuar nga policia  për përdorimin ose shitjen e narkotikëve gjatë vitit 2023.

Prej tyre të mitur nga 14 deri në 18 vjeç kanë qenë 74 persona.

Ndërkaq, vetëm gjatë vitit 2024 të arrestuar për narkotik janë 159 persona. Prej tyre të mitur 14-18 vjeç kanë qenë 10 persona.

Këto të dhëna janë dhënë nga Policia e Kosovës

Javën që shkoi një shtetas kosovar dhe kroat është kapur dhe arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare me Serbinë në Merdar.

Tek i dyshuari Policia ka gjetur 20 paketime me peshë mbi 10 kilogramë që dyshohet se janë të llojit heroinë, me vlerë rreth 250 mijë euro.

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se droga e llojit heroinë që kanë konfiskuar gjatë 2024-tës deri tani është në sasi më të madhe sesa që ishte në vitin 2023.

Përderisa këtë vit janë sekuestruar 9494.06 gr heroin, në vitin e kaluar janë konfiskuar 2872.05 gr.

Lloji i narkotikëve që është kapur më së shumti është marihuana.

Policia ka konfiskuar 601113.45 gr marihuana më 2023 dhe 50876.86 gr më 2024.

Sa i përket hashashit, organet e rendit kanë kapur 145.93 gr në vitin 2023 dhe 26.19 gr këtë vit.

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi kokaine prej 5466.86 gr në vitin 2023 dhe 907.5 gr në vitin 2024.

Lidhur me njërën prej drogave më të rënda metadon, Policia ka konfiskuar vjet 19 mililtra .

1331.35 gr është sasia e drogave tjera të konfiskuara për 2023 dhe 612.11 për 2024, thuhet në përgjigjet e Policisë për Front Online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat