Prishtina dhe Sarajeva diskutojnë mundësinë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme

Kosova

Prishtina dhe Sarajeva diskutojnë mundësinë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme

Më: 15 prill 2024 Në ora: 14:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të hënën mirëpriti në takim zyrtar, Kryetaren e Sarajevës, Benjamina Kariq.

I pari i Prishtinës, shkëmbeu dhurata me kryetaren duke i dhuruar simbolin e komunës së Prishtinës, “Hyjneshën në Front”.

Me kryetaren kemi biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Sarajevës në sfera të ndryshme nis nga arti e teknologjia”, tha Rama.

Ndërsa,  Kariq u shpreh se ishte kënaqësi dhe nder të vizitoj Prishtinën, duke shtuar se Prishtina dhe Sarajeva janë qytete të njëjta, ndërsa tha se është hera e parë që vie në Prishtinë.

“Unë e pash se qytetarët e Prishtinë dhe Sarajevës kanë shumë të përbashkëta, nisur nga tradita dhe nga ky takim sot ne do të ndajmë bashkëpunimin tonë në sfera të ndryshme, në art, sport. Nga kjo vizitë iu bëj thirrje që të vizitoni qytetin tonë, Sarajevën, ne kemi shumë për të diskutuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat