Për katër vjet, mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje - prej tyre 8 mijë të gjinisë femërore

Kosova

Për katër vjet, mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje - prej tyre 8 mijë të gjinisë femërore

Më: 18 prill 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje janë bërë në Policinë e Kosovës prej vitit 2020 deri më 2023 nga qytetarët e Kosovës.

Sipas statistikave të Policisë, thuhet mbi tetë mijë janë raste të raportuara nga gratë.

Policia poashtu ka treguar se këto raste trajtohen nga zyrtarë që kanë kryer trajnime shtesë pikërisht për raste të tilla.

“Rastet e dhunës në familje, në secilin stacion policor, trajtohen  nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla. Rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme”, thuhet në deklaratën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat