Haradinaj kujton heroin Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”

Kosova

Haradinaj kujton heroin Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”

Më: 20 prill 2024 Në ora: 12:36
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Brigadës 136 “Rugova”, në 25-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj ka thënë se Rugova është prej trevave që ka namin e madh të shqiptarët ndër shekuj.

“Rugova si trevë është prej trevave që ka namin e madh të shqiptarët ndër shekuj. Vëllezërit e kësaj treve nuk u ndalën asnjëherë për çlirimin e atdheut. Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve të Birgadës 136 “Rugova”, kujtojmë e nderojmë sot komandantin Selman Lajçi, nderojmë të gjithë dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur; Besnik Lajçi, Afrim Gjuraj, Ramë Lajçi, Ramush Lajçi, Ramiz Brahimaj, Sherif Brahimaj, Xhavit Lajçi, Asllan Nikqi, Faton Nikqi, Rifat Shala, Osë Osaj, Sokol Nikqi, Sokol Lajçi dhe Tone Lajçi”, ka shkruar ai.

Tutje, Haradinaj shton se me luftën e tyre heroike, dëshmorët kanë dhënë mesazhin se shqiptarët janë të vendosur për liri deri në vetëflijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat