Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Kosova

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Më: 21 prill 2024 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Në vendin ton parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Në viset malore me lartësi mbi 1000 metra parashihen reshje të borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore dhe veriperëndimore me shpejtësi 1-7m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat