Shahini pas vdekjes së ish-komandantit të UÇK-së: Vushtrria mbeti pa një biznesmen të madh

Kosova

Shahini pas vdekjes së ish-komandantit të UÇK-së: Vushtrria mbeti pa një biznesmen të madh

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:16
Agim Shahini dhe Gani Imeri

Mbrëmë u bë e ditur se ka ndërruar jetë ish komandanti i UÇK-së, Gani Imeri i cili ishte po ashtu edhe biznesmen i njohur në Kosovë.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës.

“Vushtrria mbeti pa një biznismen të madh

Të njoha në luftë si Komandant i rreptë e në paqe si biznismen i suksesëshem që dhe shembull si u transformove nga një ushtarak në biznismen,dhe kontribuve në rritjen e zhvillimit ekonomik të Vushtrrisë e me gjerë.

Komandant ike shpejtë por na le mbrapa një histori të lavdishme.

Lavdi për ty e mburrje për ne që të patëm”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat