​Ngjarjet e datës 22 prill

Kosova

​Ngjarjet e datës 22 prill

Më: 21 prill 2024 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) organizon konferencën “Formësimi i Paqes: Përfshirja e Grave në Procesin e Paqes Kosovë-Serbi”. Marrin pjesë Alyson Grunder zëvendës-shefe/E ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Jonathan Hargreaves ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonas Westerlund ambasador i Suedisë në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezën “Java e imunizimit”. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për media mbi ecurinë e punës gjatë javës së tretë në terren për regjistrimin e popullsisë. (ASK, Prishtinë, ora 10:00)

Këshillit i fshatit Ramjan, Komuna e Vitisë, do të mbjellë 200 drunj dekorativë. (Ramjan, Viti, ora 10:00)

Bëhet dhurimi një eko-ulëse nga MMPHI dhe mbjellja e pemëve në SHFMU “Përparimi”, Komuna Prishtinë. Marrin pjesë ministri i MMPHI Liburn Aliu dhe ambasadori zviceran. (Ora 10:00)

Studentët e nivelit master të Fakultetit Juridik, Programi Kushtetues-Administrativ në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" me rastin e Ditës Botërore të Tokës do të prezantojnë studimin analitik "Marrëveshja e Parisit dhe gjendja e mjedisit në Kosovë". (Hotel “Sirius”, salla CASIOPEIA, kati i dytë, ora 10:00)

Nën moton ‘’Kujdesi për tokën na lumturon!”, HANDIKOS shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës. (Qendra e Resurseve të HANDIKOS Prishtinë, ora 10:30)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me Zyrën e Presidencës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lanson Ditët e Tokës në Kosovë. Marrin pjesë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Nuno Queirós, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit (Kampusi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat