Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 28 prill 2024 Në ora: 22:15
Ilustrim

Linja e Jetës mban konferencë për media për lansimin e peticionit për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes në Kosovë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 9:00)

Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencë mbi ecurinë e punës gjatë javës së katërt në terren për regjistrimin e popullsisë. (ASK, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Rahovecit. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, shpalos rezultatet dhe rekomandimet e dy raporteve të auditimit të Teknologjisë së Informacionit: “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit” si dhe “Sistemi Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (SIMSF)”. (Zyra Kombëtare e Auditimit Prishtinë, ora 11:00)

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier do të administrojë betimin solemn të shërbimit për 10 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, si dhe do të mbajë fjalë rasti. (Joni Ranch, Kamenicë, 11:00-13:00)

Për nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Ambasada e Holandës në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të hapin Ekspozitën për Lirinë e Medias. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, ora 12:00)

Ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës, si dhe i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut në Prishtinë do të hapin “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”. (Zyrat e BE-së, rruga “UÇK” numër 90, Prishtinë, ora 16.00)

Hapet ekspozita “Ukraina: Një Krim Lufte”, prodhuar nga FotoEvidence, me mbështetje nga Open Society Foundations – Western Balkans, në bashkëpunim me Qendrën Barabar. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Qendra Barabar, Hotel “Grand”, kati 4, Prishtinë, ora 19:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat