Familjarët e pacientit akuzojnë mjekun që pinte kafe në vend se ta kryente punën e tij

Kosova

Familjarët e pacientit akuzojnë mjekun që pinte kafe në vend se ta kryente punën e tij

Më: 29 prill 2024 Në ora: 23:49
Xheladin Salihu

Xheladin Salihu, xhaxhai i një pacienti në Spitalin e Gjilanit është ankuar se mjeku Imet Rrahmani e ka neglizhuar nipin e tij.

Sipas Salihut, mjeku ka qenë në atë kohë duke pirë kafe dhe i ka injoruar thirrjet e familjarëve për ta marrë parasysh pacientin.

“Kam ardhur këtu, ka qenë ora 6 e gjysmë, edhe kur jam ardhë këtu, CT-në veç ia bëmë atje nalt. Ku është doktori? Këta doktorë plot ,normal që krejt janë të respektum edhe e bëjnë shërbimin siç duhet. Tani ajo Motra na tha që na e thirrëm Imetin po ish nxanë”, ka thënë Saliu në Edicionin Special.

“Unë mendova që është nxanë brenda spitalit, me punë me pacientë. Edhe një doktor tjetër e ka marrë në telefon, i kish thanë që është nxanë. Kur ka dalë ai miku i vllaut t’u e çu grun te shpia, e ka parë në kafe. ‘Ec se janë t’u e pritë CT-në veç me e pa ti’. Pastaj ka shku nana e djalit edhe i ka thanë : Hajde ma shpejt. ‘Qe edhe pak. Qe edhe pak’.

“Edhe unë kur e pashë, shkova, kesh shumë nervoz. Ai t’u pi kafe. I ka edhe fotot që ia kom ba atij. ‘Shka u ba puna ti po pi kafe, kur djali o t’u pritë aty?’”

Ndërkaq, Klan Kosova e ka marrë edhe versionin e Rrahmanit i cili është shprehur i gatshëm që ekspertët ta vlerësojnë nëse trajtimi i tij ndaj pacientit ka qenë i duhur apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat