Policia në kërkim edhe të një të dyshuari të dytë për rastin e dhunimit të 14-vjeçares në Klinë

Kosova

Policia në kërkim edhe të një të dyshuari të dytë për rastin e dhunimit të 14-vjeçares në Klinë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se janë në kërkim edhe të një dyshuari tjetër i përfshirë në rastin e dhunimit të 14-vjeçares nga vëllai i saj në Klinë.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se shumë shpejt Policia e Kosovës do të kërkojë ndihmë nga qytetarët për të lokalizuar të dyshuarit e dytë për rastin në fjalë.

“Prokuroria ka dhënë autorizimin për kërkimin edhe të një dyshuari tjetër për veprën penale ‘Shtytja në degradimin e integritetit seksual”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se i dyshuari i dytë është përdorues i rregulltë i Tik Tokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat