Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Kosova

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Më: 1 maj 2024 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta.

Sipas MeteoKosova në orët e mbrëmjes, pritet zhvillime lokale të vranësirave, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Po ashtu, do të ketë edhe koncentrime të pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut me shpejtësi prej 10-35 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat