Infermierët shprehin pakënaqësi të shumta, rastet e diskriminimit në punë nuk mungojnë

Kosova

Infermierët shprehin pakënaqësi të shumta, rastet e diskriminimit në punë nuk mungojnë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Pakënaqësi të shumta ka edhe tek Infermierët.

Edhe rastet e diskriminimit të punëtorëve Oda e Infermierëve i ka përcjellë me shqetësim.

Kryetarja e Odës së Infermierëve, Nexhmie Gori ka treguar disa nga problemet që përballën infermierët.

“Pakënaqësitë e infermierëve kryesisht konsistojnë me kushtet e punës, kategorizimin në Ligjin e Pagave, mungesën e sigurisë në punë, mungesën e sigurimeve shëndetësore si dhe gjendjen jo të mirë materiale në të cilën gjendet komuniteti infermierë”, deklaroi Gara.

Gara thotë se për çdo diskriminim të punëtorëve, OIK ka mbështetur ata.

“Duke pasur parasysh tranzicionin nëpër  te cilin po kalon vendi, brishtësinë e funksionimit të ligjeve dhe institucioneve të drejtësisë, OIK i përcjell me shqetësim rastet e diskriminimit qe ndodhin ne vendet e punës, e qe nuk paraqesin dukuri por aty ku ka raste te izoluara te diskriminimit OIK reagon dhe mbështet anëtaret e saj”, thotë Gara.

Ajo ka treguar se çfarë masa janë marr për mos cenimin e të drejtave të infermierëve në vendet e punës.

“Në kuadër të OIK kemi mbajtur edukim të vazhdueshëm në kuadër të cilit kemi informuar komunitetin infermieror për të drejtat e tyre ligjorë. Kjo për të ngritur shkallen e ndërgjegjësimit kundrejt çfarëdo forme të diskriminimit. OIK ka angazhuar përmes marrëveshjes të bashkëpunimit edhe Këshilla Juridike dhe asistencë të avokatit në rastet kur anëtaret tonë nga komuniteti infermieror ballafaqohen me cenim të të drejtave të tyre në vendet e punës”, përfundoi Gori për Fo.

1 Maji edhe te ne në Kosovë ka një traditë. Edhe pse pushohet në shumicën e institucioneve ndër të tjera një pjesë e madhe edhe festojnë në këtë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat