Haradinaj kujton heroin Agim Selmanaj: Ndër ushtarët më të zotë që kishte Dukagjini

Kosova

Haradinaj kujton heroin Agim Selmanaj: Ndër ushtarët më të zotë që kishte Dukagjini

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:21
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Agim Selmanaj.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se familja Selmanaj ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut.

“Familja Selmanaj, ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut pa kalkulim. Heroi i Kosovës, Agim Selmanaj, i rritur në frymën e atdhedashurisë, u ngrit në një ushtar shembullor nga më të zotët që kishte Dukagjini e Kosova, deri sa ra për t’u përjetësuar në themelet e lirisë.

Trim, guximtar e sypatrembur deri në momentin e përjetësisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat