“Në rrezik na respektojnë, kur kalon harrohemi”- Zjarrfikësit flasin për sfidat e përditshme në punë

Kosova

“Në rrezik na respektojnë, kur kalon harrohemi”- Zjarrfikësit flasin për sfidat e përditshme në punë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Në kohën kur pothuajse të gjithë festojnë apo pushojnë nga puna, janë zjarrfikësit ata që janë në krye të detyrës në rast se kërkohet intervenim. Për punën, kushtet e sfidat e tyre, kanë folur dy zjarrfikësit me mbi 20 e 30 vite përvojë punë, Bajram Rexhepi e Behar Shala.

Rexhepi thotë, se janë të shpeshta rastet ku intervenimi i tyre shpëton gjënë më të çmueshme te njeriu, jetën. Ai thotë se është shumë krenar me punën që bën, por kushtet e punës nuk janë edhe aq të mira.

“Kur vijmë në situata të rrezikshme të gjithë na respektojnë, kur kalon rreziku harrohemi”, ishte përgjigja e tij kur moderatori e pyeti se sa vlerësohet profesioni i tyre.

Ai u shpreh se ka disa përmirësime në kushtet e tyre të punës, por që sipas tij ende janë të pamjaftueshme.

“Kohëve të fundit ka fillu diçka me u përmirësu, po paguhen disa orë shtesë. Fatkeqësisht rrezikshmëria nuk paguhet. Shpresoj do të rregullohen.”, tha ai.

“Për momentin mungon personeli, është i vogël, 75 zjarrfikës janë në tri stacione. Në kodër të trimave, Lapnasellë. Ka udhëheqës, nuk janë të gjithë që kyqen drejt në zjarr. Rreth 40 zjarrfikës, e kanë lënë punën. Nuk janë zëvendësu me punëtorë të rinj. Dëgjojmë fjalë se do zgjidhet ky problem, shpresojmë të zgjidhet. Mosha mestarë është 48 vjeç”, vijoi ai.

“Një zjarrfikës aktualisht e bën punën e katër personave”

Edhe zjarrfikësi tjetër, Behar Shala, thotë se ka pasur progres në disa aspekte, por që njëlloj si kolegu i tij vlerëson se duhet të bëhet më shumë. Ai e theksoi numrin e vogël të personelit dhe moshën e shtyrë të zjarrfikësve aktualë.

“Ka pasur progres, por duhet të bëhet më shumë. Na duhet personel, çdo herë të ardhunat individuale janë të mirëseardhura, por e ka bërë të veten mosha, moshapja e konkurseve. Një zjarrfikës duhet me kry punën në këtë zhvillim të kryeqytetit, Prishtina i mbulon katër qytete, Fushë Kosovën, Graqanicën e Obiliqin. Një zjarrfikës punon sa për katër të tjerë…”, tha ai.

Një problem tjetër sipas Shalës, qëndron te vjetërsia e mjeteve të punës. Ai ka kërkuar që të blihen pajisje të reja në mënyrë që puna të jetë sa më efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat