Janjeva pa transport publik, ankohen banorët

Kosova

Janjeva pa transport publik, ankohen banorët

Më: 3 maj 2024 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Janjeva e Lipjanit tash e një kohë po përballet me mungesën e transportit publik. Banorëve të këtij fshati një situatë e tillë po u krijon vështirësi në udhëtim.

Komuna e Lipjanit pret që në marrëveshje me Prishtinën të krijoj linjë të veçantë për këtë lokalitet.

Derisa po merrte rrugën për në kryeqytet, Fehmi Gajtani nga Janjeva duhet t’i ndërrojë disa autobusë. Kjo i ndodh shpesh, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Problemin kryesor e ka lidhjen me Prishtinën.

“Banoret hypin deri ne kryq shkojne me kete autobusin, e nderrojne tjetrin autobus te Ferizajit , apo te Gjilanit kur vine, eshte kriju veshtiresi , eshte mire sa me shpejte marreveshja te realizohet, dhe te vjen transporti urban I Prishtines edhe ne Janjeve”, ka thënë Gajtani.

Brengën e njëjtë e ndajnë edhe vendësit e tij.

Nënkryetari i Lipjanit, Diaman Bytyqi, e pranon që Janjeva ka mbetur pa lidhje transporti.

“Kemi pasur disa herë kërkesa prej banorëve të riaktivizohet linja per Prishtinë, por për shkak edhe të numrit të vogël të udhëtarëve , kompanitë nuk kanë qenë të interesuara të aktivizojnë këtë linjë prej Janjevës në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi thotë se në marrëveshje me Komunën e Prishtinës kanë kërkuar që një linjë e Trafikut Urban të ndahet për relacionin Janjevë-Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat