Funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor, prag i patejkalueshëm qe një dekadë

Kosova

Funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor, prag i patejkalueshëm qe një dekadë

Më: 4 maj 2024 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) në Kosovë, ende nuk është funksionalizuar. Mungesa e SISh-it po konsiderohet se është shkaktar i shumë vështirësive për pacientët, personelin shëndetësor dhe po pengon në ecjen përpara të procesit për sigurimet shëndetësore. Pacientët duhet të bartin me vete çdo dokument mjekësor në vizitat shëndetësore, të cilat tregojnë për gjendjen e tyre shëndetësore.

Sistemi Informativ Shëndetësor bën gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor.

Njohësi i politikave shëndetësore dhe njëkohësisht zëvendësdrejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, vlerëson se ky sistem është jetik për një shëndetësi kualitative.

Derisa për kryetarin e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra, SISh-i është “thembra e Akilit” në shëndetësi.Ndërkaq, dështimin për funksionalizmin e SISh-it, opozita ia atribuon ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia.Zëvendësdrejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi në thotë për KosovaPress, thotë se mungesa e këtij sistemi po i vështirëson punën personelit shëndetësor dhe pacientëve, për çka potencon se nuk po pengon edhe në nxjerrjen e statistikave e hulumtimeve.

Po ashtu, edhe kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra thekson se mos funksionalizimi i SISh-it, po bëhet me qëllim, ngaqë sipas tij “vë në dritë shumë gjëra”.

Kodra për KosovaPress, thotë se mungesa e këtij sistemi sjell mjegull në shëndetësi, që sipas tij, po shfrytëzohet mjaftë mirë nga grupet mafioze.

Derisa, për të përmirësuar shërbimin shëndetësor ndaj pacientëve, në vitin 2011, Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka provuar fillimin e zbatimit të këtij sistemi në tri faza.Përfshimi i pilotimit dhe implementimit të sistemit në 30 për qind të territorit të vendit dhe vlerësimin e pilotimit në fund të vitit 2014, planifikohej të bëhej në dy fazat e para.

Ndërkaq, faza e tretë përfshinte implementimin e sistemit në gjithë territorin e vendit.  

Por, pavarësisht kësaj, ende nuk është arritur të bëhet zgjidhje.

Për këtë ka folur, edhe anëtar i Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu. Ai për KosovaPress, thotë se mosfunksionalizimi i SISh-it, është një dështim total i qeverisë.

Sipas tij, me këtë dinamikë, nuk pritet që të ketë sigurime shëndetësore në Kosovë deri në vitin 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat