Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 6 maj 2024 Në ora: 22:08
Ilustrim

Mbahet takimi i 247-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 09:00)

Mbahet edicioni i 10-të Jubilar i Konferencës Ndërkombëtare “IA-Siguria kibernetike dhe siguria rrugore”, merr pjesë edhe Ministri i Infrasktrukturës, Liburn Aliu. (Salla Orion, ora 10:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencë për media, e lidhur me ecurinë e punës gjatë Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024). (Zyret e ASK-së, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon Konferencën e pesëmbëdhjetë vjetore për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në Parkun Kombëtar të Sharrit, ku do të shpalosim thirrjen për Mbrotje të Parkut të Sharrit nga ndikimi i hidrocentraleve. (Brezovicë te parkingu 1, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) organizon punëtori njëditore me zyrën e informimit në komunën e Prishtinës dhe gazetarë e redaktorë të medieve. (Objekti i komunës së vjetër të Prishtinës, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin për falimentimin dhe raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për mbrojtjen nga zjarri. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së ish kryetarit të Komunës së Pejës, Ali Lajçi (1955-2024), (Hotel Dukagjini, Pejë, ora 12:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit të performances “Sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina”. Të ftuar: Bordi i KRU-së si dhe shqyrton raportin e përbashkët në auditimin paralel – “Sistemet e Informacionit në Ujësjellësit e Tiranës dhe Prishtinës”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. shqyrton Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së. Të ftuar: Kryesuesi i Bordit Drejtorёve tё AKP-sё dhe Drejtori Eksekutiv i AKP-sё. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Demokraci për Zhvillim (D4D) mban Sallonin e së Martës, me temën “Përtej lëvizjes së lirë pa viza në anëtarësimin e Këshillit të Evropës. Çfarë obligime e presin Kosovën?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat