Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Kosova

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Më: 7 maj 2024 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

Ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat