Miratohet Projekt-rregullorja për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar

Kosova

Miratohet Projekt-rregullorja për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:44
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në një Komunë tjetër.

Detaje rreth këtij Projekt-rregullore, ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e Qeverisë.

“Kjo projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga niveli qendror po ashtu edhe niveli lokal më qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar, përfshirë edhe shpenzimet që duhet të mbulohen nga buxheti i të dyja komunave të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Në bazë të kësaj rregullore secila komunë ofron shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në përputhje me nevojat e fëmijës”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat