Limaj: Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës

Kosova

Limaj: Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës

Më: 9 maj 2024 Në ora: 11:19
Fatmir Limaj

Sot bëhen 26 vite nga Beteja e lavdishme e Llapushnikut.

"Kjo betejë ishte ndër më të rëndësishmet e UÇK-së, sepse kishte karakter strategjik në shumë drejtime.

Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës duke ju ofruar mundësi viseve tjera të furnizojnë këtë pjesë të Kosovës me ushqime, armë e municione që duheshin në atë kohë.

Poashtu, kjo betejë ndërpreu lëvizjen e serbëve për të sulmuar forcat e UÇK-së në Dukagjin. Madje, Beteja e Llapushnikut shënon kthesën e madhe edhe në rrafshin diplomatik.

Në këtë përvjetor kujtojmë me nder e respekt luanët e grykës, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala, dhe dëshmorët tjerë të grykës dhe gjithë ata ushtarë që morën plagë dhe luftuan e mbajtën atë grykë. Kujtojmë poashtu, me plotë krenari edhe Fehmiun, Xheven, Gani Elshanin etj.

Respekt kontributit të secilit luftëtar të UÇK-së. Mirënjohje kontributit të secilit banor të Llapushnikut dhe zonës përreth.

Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Përjetësisht krenar me të ndritshmën, UÇK", shkroi Fatmir Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat