Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 9 maj 2024 Në ora: 22:11
Ilustrim

INPO do të publikojë raportin "Agjencia për Informim dhe Privatësi nën llupën e INPO-s". (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00 - 10:30)

Mbahet debati “Përdorimi i burimeve të ripërtërira të energjisë në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. Merr pjesë Lendita Gashi - menaxhere e Programit për Energji në Zyrën e BE-së në Kosovë. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 10:00)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Instituti Nacional Demokratik Shqiptar organizon takimin mbarë shqiptar "Shqiptarët në zhvillimet e reja rajonale dhe globale". (Shtëpia e Shoqërisë Civile në Rezidencën Dukagjini, Lakërishtë, kati 4 Prishtinë, ora 11:00-15:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat